Ndërlidhjet

NYT: Editorial që kërkon kontroll më të ashpër të armëve


E përditshmja New York Times e ka ndërmarrë një hap të pazakonshëm, pasi e ka përdorë faqen e parë për një editorial, me të cilin bëhet thirrje për legjisalacion më të ashpër për kontrollin e armëve në Shtetet e Bashkuara.

Editoriali i sotëm thërret për shpalljen e jashtëligjshme të pushkëve të përdorura në masakrën në Kaliforni, nga e cila u vranë 14 vetë.

Çifti bashkëshortor, Syed Farook dhe Tashfeen Malik, e kryen sulmin në vendin San Bernardino të Kalifornisë, me pushkët që i kishin blerë në mënyrë legale.

“Llojet e caktuara të armëve, sikur pushkët luftarake të modifikuara lehtë, që u përdorën në Kaliforni, dhe llojet e caktuara të municionit, duhet të shpallen të jashtëligjshme për pronësi civile”, thuhet, pos tjerash, në editorialin e së përditshmes, New York Times.

XS
SM
MD
LG