Ndërlidhjet

Opozita sot demonstron në Gjakovë


Liderët opozitarë Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj (nga e majta në të djathtë)

Liderët opozitarë Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj (nga e majta në të djathtë)

Partitë opozitare në Kosovë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën, për sot kanë paralajmëruar një protestë në Gjakovë, me të cilën vazhdojnë t’i kundërshtojnë marrëveshjet e qeverisë së Kosovës me Serbinë dhe Malin e Zi.

Kjo është protesta e dytë e këtij lloji, pas asaj në Prishtinë, më 28 nëntor.

Opozita konsideron se Marrëveshja për Asociacionin e komunave me popullatë shumicë serbe në Kosovë dhe Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, janë të dëmshme për Republikën e Kosovës.

Tubimi “Gjakova Manifeston për Republikën”, ku është paralajmëlruar se do të flasin liderët opozitarë, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj dhe Visar Ymeri, pritet të filloj në orën 13.

XS
SM
MD
LG