Ndërlidhjet

Një fond amerikan për sundim të ligjit i padëshiruar në Rusi


Pamje nga një pjesë e Moskës

Pamje nga një pjesë e Moskës

Prokurorët e Rusisë e kanë përgatitur rrugën për ta ndalur Fondacionin Amerikano – Rus për Avancim Ekonomik dhe Sundim të Ligjit, duke thënë se kanë vendosur që aktivitetet e grupit janë “të padëshiruara”.

Një zëdhënëse për Zyrën e prokurorit të përgjithshëm të Rusisë tha dje se ky grup konsiderohet “agjent i jashtëm”, që është angazhuar në “aktivitete politike”.

Sipas saj, presidentit të këtij fondacioni nuk i lejohet hyrja në Rusi, deri në vitin 2025.

Aktivistët për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar legjislacionin kundërthënës, të nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, në muajin maj të këtij viti, duke e vlerësuar atë si mjet për ta shtypur shoqërinë civile.

Autoritetet ruse kanë thënë se legjislascioni është i domosdoshëm, që organizatat e jashtme të parandalohen nga përdorimi për shkatërrimin e sigurisë së Rusisë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, e ka hedhur poshtë këtë vlerësim, duke thënë se fondacioni juridik ishte bashkëthemeluar nga presidenti Putin dhe ish-presidenti amerikan, George Bush, në vitin 2006 dhe e kishte plotësuar misionin e tij për promovimin e sundimit të ligjit.

“Ky përshkrim është edhe një tjetër hap i qëllimshëm për izolimin e mëtejshëm të popullit të Rusisë nga pjesa tjetër e botës”, tha Mark Toner.

XS
SM
MD
LG