Ndërlidhjet

Iran: Ajatollahu e kritikon punësimin e femrave


Pamje nga një pjesë e Teheranit
Pamje nga një pjesë e Teheranit

Ajatollahu me ndikim në Iran, Seyyed Yousef Tabatabai-Nejad, e ka kritikuar atë që ai e ka përshkruar si rritje të numrit të femrave që punojnë dhe për këtë zhvillim i ka fajësuar politikat e presidentit, Hassan Roahni.

“Për çfarë arsye njerëzit gjithnjë këmbëngulin që femrat të punojnë, kur shumë prej meshkujve tanë janë të papunë”, tha ky ajatollah duke e udhëhequr një falje në qytetin qendror, Isfahan.

Në një vend islamik, meshkujt duhet t’i mbajnë femrat, e jo në drejtimin tjetër, tha ajatollahu Tabatabai-Nejad, raportojnë sot mediat rianiane.

Ai e ka akuzuar presidentin Rohani për zhvillimin e politikave, që i përurojnë gratë, përfshirë inkurajimin e tyre për të punuar në politikë.

Ky ajatollah ka sugjeruar se zgjidhja është në ndalesën që gratë të punësohen në ministri, kompani ose si ndihmës-shitëse.

XS
SM
MD
LG