Ndërlidhjet

Rusi: Është vrarë një avokat i njohur


Vladimir Putin (majtas) së bashku me personin Dmitry Shumkov, në vitin 2012

Vladimir Putin (majtas) së bashku me personin Dmitry Shumkov, në vitin 2012

Biznesmeni dhe investitori, Dmitry Shumkov, i cili ishte shpallur Avokati i Vitit 2012, dje është gjetur i vdekur në një kompleks të zyreve të tij në Moskë, që qartas duket se ishte vetëvrasje.

I ndjeri Shamkov, që ka luajtur rol në fushatën për rizgjedhjen e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në vitin 2012, është gjetur i varur në një banjo të madhe në një banesë luksoze në këtë kompleks.

Dëshmitarët thanë se Shumkov ishte parë në ndërtesë para se ishte gjetur i vdekur dhe se nuk dukej veçanërisht i shqetësuar.

Ky person ishte i lindur në vitin 1972 në Sarapul dhe gjatë viteve të 90-ta kishte punuar në zyrën e prokurorit federal, e më vonë e kishte themeluar një firmë juridike.

Shumkov ka pasur interesa të pronës edhe në kompleksin sportiv të Olimpiadës në Moskë.

XS
SM
MD
LG