Ndërlidhjet

Obama: SHBA nuk do të terrorizohet


Barack Obama
Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka shprehur përkushtim se hetuesit federalë do ta zbulojnë motivin, i cili ndikoi që një çift bashkëshortor në Kaliforni, t’i vrajë 14 vetë, më 2 dhjetor.

“Ne jemi të fortë dhe të qëndrueshëm”, tha sot presidenti Obama gjatë fjalimit javor dhe ka shtuar se “ne nuk do të terrorizohemi”.

SulmuesjaTashfeen Malik dhe burri i saj, Syed Farook, ishin vrarë gjatë të shtënave me policnë të njejtën ditë, pasi i kishin kryer vrasjet në San Bernardino.

Zoti Obama ka theksuar se “është krejtësisht e mundshme që këta dy sulmues ishin radikalizuar për ta kryer këtë akt të terrorit”, dhe ka shtuar se “nëse del se po, atëherë kjo do ta theksoj kërcënimin në të cilin ne kemi qenë të fokusuar për katër vite - në rrezikun e njerëzve që përfshihen nga ideologjitë ekstremiste të dhunshme”.

XS
SM
MD
LG