Ndërlidhjet

IAAF: Atletja ruse dënohet për doping në vitin 2005


Asociacioni Ndërkombëtar i Federatave të Atletikës (IAAF) thotë se e ka dënuar atleten ruse, Tatyana Andrianova, për rastin e dopingut që është i vjetër 10 vjet.

Në testimin për doping ajo ishte pozitive për substancën e ndaluar steroide stanozolol, pasi në vrapimin në 800 metra në Kampionatin Botëror në Finlandë, në vitin 2005, e kishte fituar medaljen e bronxtë.

Kjo medalje, me gjasë, tash do t’i takoj atletes, Maria Mutola, nga Mozambiku, që e kishte zënë vendin e katërt.

Dënimi i Adrianovës po bëhet në periudhën kur Rusia është suspenduar nga pjesëmarrja e garave në atletikë për shkak të akuzave për ekzistimin e programit për doping të sponzorizuar nga shteti.

XS
SM
MD
LG