Ndërlidhjet

Rusi: Procesi ndaj Savchenkos përfundon në fund të vitit


Nadia Savchenko në kafazin e hekurt gjatë dëgjimit në një gjykatë ruse në nëntor të vitit 2015

Nadia Savchenko në kafazin e hekurt gjatë dëgjimit në një gjykatë ruse në nëntor të vitit 2015

Zëdhënësi i Komitetit Hetues të Rusisë, Vladimir Markin, thotë se procesi gjyqësor kundër pilotes ukrainase, Nadia Sacvhenko, e akuzuar për vrasje të dy gazetarëve rusë, protet të përfundoj deri në fund të këtij viti.

Mëtutje, ai dje ka theksuar se pret vendim të “ashpër” në procesin kundër të pandehurës Savchenko.

Nëse shpallet fajtore për bashkëpjesëmarrje në vrasjen e dy gazetarëve rusë në pjesën lindore të Ukrainës, në vitin 2014, dhe për kalim ilegal të kufirit rus, ajo ballafaqohet me 25 vjet burg.

Savchenko i ka hedhur poshtë akuzat dhe thotë se ishte rrëmbyer nga rusët, pasi ishte zënë në pjesën lindore të Ukrainës, që është nën kontroll të kryengritësve prorusë.

Vuajtjet e Savchenkos në burg dhe qëndrimi i saj mospërfillës në burg, e ka shndërruar atë në heroinë kombëtare në Ukrainë.

Kjo oficere e ushtrisë së Ukrainës, 34 vjeçare, e ka kaluar më tepër se një vit në burg në Rusi dhe gjatë kësaj periudhe ka protestuar kundër mbajtjes së saj për 80 ditë me grevë urie.

Vitin e kaluar, ajo është zgjedhur anëtare e Parlamentit të Ukrainës, megjithqë nuk ishte e pranishme në procesin zgjedhor.

XS
SM
MD
LG