Ndërlidhjet

Kabul: Presidenti premton hetime për sulmin afër xhamisë


Pamje nga kompleksi i një spitali në provincën Vardak në Afganistan
Pamje nga kompleksi i një spitali në provincën Vardak në Afganistan

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka premtuar hetime për sulmin me predha afër një xhamie, me ç’rast janë vrarë tetë civilë dhe janë plagosur dy të tjerë.

Sulmi ndodhi dje në një qark në jug të kryeqytetit Kabul.

Presidenti Ghani tha sot se incidenti ka ndodhur gjatë operacionit afgan në provincën Vardak, ku ka prani të madhe të militantëve talibanë.

Ai, po ashtu, ka shprehur ngushëllime për 8 viktimat dhe theksoi se një ekip i Ministrisë së mbrojtjes do të dërgohet në këtë hapësirë për të zhvilluar hetime.

Sipas Kombeve të Bashkuara, afro 5 mijë civilë afganë janë vrarë ose plagosur në pjesën e parë të këtij viti, që është numri më i lartë prej vitit 2009, kur OKB-ja ka filluar t’i shënoj viktimat në incidente, derisa janë përshkallëzuar luftimet në gjithë Afganistanin.

XS
SM
MD
LG