Ndërlidhjet

logo-print

Liban: Gjatë një bastisjeje – tre të vrarë


Pamje nga një sulm i mëparshëm vetëvrasës në Liban

Pamje nga një sulm i mëparshëm vetëvrasës në Liban

Tre vetë janë vrarë kur një militant e ka hedhur vetveten në ajër, gjatë një bastisjeje të ushtrisë në shtëpinë e tij në Liban.

Ky person u vra së bashku me bashkëshorten dhe nënën e tij.

Së paku 10 vetë të tjerë janë plagosur.

Ky incident ndodhi sot në qytetin Deir Amar, në verilindje të kryeqytetit Tripoli.

Kjo ishte bastisja e fundit në serinë e aksioneve në gjithë vendin, prej se nga dy sulme vetëvrasëse, për të cilat përgjegjësinë e ka marrë grupi militant, Shteti Islamik, janë vrarë 44 vetë në kryeqytetin Bejrut, muajin e kaluar.

Javën e kaluar, një gjykatë në Liban i ka akuzuar 26 vetë se i takojnë grupit ekstremist, Shteti Islamik, ndërsa 23 prej tyre, ishin direkt të lidhur me sulmet në Bejrut, në shënjestër të të cilave ishte një lagje myslimane shiite.

XS
SM
MD
LG