Ndërlidhjet

Londër: Sulmi me thikë trajtohet si “terrorizëm”


Polici me qesen e provave me thikën me të cilën është kryer një sulm i mëparshëm në Londër
Polici me qesen e provave me thikën me të cilën është kryer një sulm i mëparshëm në Londër

Nga një sulm me thikë në një stacion të hekurudhës nëntokësore në Londër janë lënduar tre vetë.

Raportohet se sulmuesi kishte klithur “kjo është për Sirinë”.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin për sulmin e mbrëmshëm, ndërsa një zyrtar policor tha se ky sulm po trajtohet si “incident terrorist”.

Raportohet se njëri prej tre personave të sulmuar është plagosur seriozisht, ndërsa dy të tjerët janë lënduar lehtë.

Prej 3 dhjetorit, Britania e ka filluar fushatën e sulmeve ajrore kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

XS
SM
MD
LG