Ndërlidhjet

SHBA: Albumi i rrallë i grupit Beatles shitet për 790 mijë dollarë


Grupi Beatles

Grupi Beatles

Albumi i rrallë i shtypur i grupit Beatles i vitit 1968, nga kolekcioni personal i tamburistit, Ringo Starr, është shitur në një ankand në Beverli Hills të Kalifornisë, për 790 mijë dollarë amerikanë.

Kompania Julien’s Auctions ka njoftuar se këtë blerje një person anonim e ka bërë mbrëmë.

Ky ishte albumi i parë i vetëm i shtypur në Britani. Të gjitha edicionet e para në këtë album, të quajtur White Album (Albumi i Bardhë), i përmbanin numrat e veçant serik në ballinë. Të katër kopjet e para i morën katër anëtarët e grupit Beatles.

Kjo shitje ia kaloi rekordit të mëparshëm botëror për çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë për një disk muzikor, që ishte shënuar më herët këtë vit, kur një blerës i pagoi 300 mijë dollarë amerikanë për incizimin e parë plastik të këngëtarit, Elvis Presley.

XS
SM
MD
LG