Ndërlidhjet

Siri: Nga sulmet ajrore janë vrarë 32 militantë të IS-it


Ilustrim

Ilustrim

Një grup monitorues thotë se së paku 32 militantë të Shtetit Islamik (IS) janë vrarë, dhe 40 të tjerë janë plagosur, në provincën Raka në Siri, nga sulmet ajrore, që besohet se janë kryer nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bnashkuara.

Grupi Observatori sirian për të drejta të njeriut me seli në Londër, tha sot se pozicionet e IS-it në këtë provincë, janë goditur nga 15 eksplodime.

Raka është bazë e fuqishme e grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Në muajin shtator, Rusia, që është aleate e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, i ka filluar sulmet ajrore në Siri, duke thënë se i merr në shënjestër IS-in dhe grupet e tjera ekstremiste atje.

XS
SM
MD
LG