Ndërlidhjet

FIDE: Presidenti kërkon pezullim


Kirsan Ilyumzhinov

Kirsan Ilyumzhinov

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shahut (FIDE), Kirsan Ilyumzhinov, i cili për një kohë të gjatë është në këtë post, ka kërkuar nga këshilli i kësaj federate që autoritetin e tij ta suspendoj përkohësisht.

Zoti Ilyumzhinov, që është një biznesmen i pasur rus dhe ekscentrik, për 20 vjet e ka udhëhequr FIDE-n.

Asistenit i tij, Berik Balgabayev, ka shkruar sot në rrjetin Twitter se Ilumzhinov ka kërkuar pezullimin e përkohshëm të tij, duke mos dhënë ndonjë arsye, raporton agjencia AP nga Moska.

Prej 25 nëntorit të këtij viti, Kirsan Ilyumzhinov është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, për mbështetje të qeverisë së Sirisë.

Kjo do të thotë se çfarëdo pasurie, që ai mund ta ketë në Shtetet e Bashkuara, do të bllokohet, ndërsa shtetasve amerikanë në përgjithësi nuk u lejohet të bëjnë çfarëdo marrëveshjesh me të.

XS
SM
MD
LG