Ndërlidhjet

Obama: Do ta luftojmë me çdo kusht IS-in


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka bërë një adresim të rrallë nga Zyra Ovale, pas të shtënave të javës së kaluar në Kaliforni, të cilat kanë lënë të vrarë 14 veta.

Obama ka thënë se të shtënat “kanë qenë akt i terrorizmit, me qëllim vrasjen e njerëzve të pafajshëm.

“…por, liria është më e madhe se frika”, ka thënë presidenti amerikan.

Ai është zotuar se Shtetet e Bashkuara do ta kapërcejnë kërcënimin në rritje nga terrorizmi, por ka thënë se “amerikanët nuk duhet të kthehen kundër njëri-tjetrit dhe të lejojnë që kjo luftë të përkufizohet si luftë midis Amerikës dhe Islamit”.

“Nëse jemi të suksesshëm në mposhtjen e terrorizmit, komunitetet myslimane duhet t’i përfshijmë në mesin e aleatëve tanë më të fuqishëm dhe jo t’i largojmë ata me dyshime dhe urrjetje”, ka thënë Obama, duke përkujtuar audiencën e tij se amerikanët myslimanë janë pjesë e shoqërisë së Shteteve të Bashkuara.

Obama është zotuar se SHBA do të luftojë me çdo kusht grupin militant Shteti Islamik (IS).

Obama ka theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë intensifikuar bombardimet kundër caqeve të këtij grupi dhe se do të vazhdojnë të trajnojnë dhe pajisin rebelët e moderuar në Irak dhe Siri.

Javën e kaluar, Syed Rizwan Farook dhe gruaja e tij, Tashfeen Malik, kanë hapur zjarr në një festë të Krishtlindjeve në qytetin San Bernardino të Kalifornisë, duke vrarë 14 veta.

Çifti më pas është vrarë nga policia.

XS
SM
MD
LG