Ndërlidhjet

Jimmy Carter shërohet nga kanceri


Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter, ka thënë se skanimi i fundit i trurit të tij nuk ka treguar shenja të kancerit.

Carter, qysh në muajin gusht, ka qenë në trajtim mjekësor.

Nipi i tij, James Carter, u ka thënë gazetarëve se gjyshi i tij është aktualisht i shëruar nga kanceri.

Ai ka pasur fillimisht kancer në mëlçi, i cili më pas i është përhapur në tru.

Si president i 39-të i Amerikës, Carter ka shërbyer një mandat, nga viti 1977 deri më 1981.

XS
SM
MD
LG