Ndërlidhjet

Tërmet mbi 7 ballë godet Taxhikistanin


Ilustrim

Ilustrim

Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë pak të populluar të Taxhikistanit.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka thënë se tërmeti ka pasur fuqinë prej 7.2 shkallësh të Richterit.

Epiqendra e tij ka qenë 345 kilometra në lindje të kryeqytetit taxhik, Dushanbe.

Raporte të menjëhershme për viktima nuk ka pasur.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, si dhe në Afganistan dhe Pakistan

XS
SM
MD
LG