Ndërlidhjet

logo-print

Sulmet e koalicionit “vrasin” ushtarë sirianë


Ilustrim

Ilustrim

Një sulm nga ajri në një kamp të ushtrisë siriane ka vrarë tre ushtarë, ka bërë të ditur Qeveria në Damask, duke fajësuar koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas zyrtarëve qeveritarë, avionët luftarakë kanë hedhur raketa në një kamp në provincën Deir al-Zour, e cila në masë të madhe kontrollohet nga grupi militant Shteti Islamik.

Sipas Qeverisë siriane, ky është një akt i “agresionit flagrant”.

Megjithatë, një zëdhënës i koalicionit ndërkombëtar ka mohuar se forcat e tij kanë kryer sulme ajrore në këtë zonë.

Koalicioni është duke sulmuar caqet e militantëve të Shtetit Islamik në Siri qysh në shtator të vitit të kaluar dhe nuk koordinohet me autoritetet në Damask.

Sulme ajrore në Siri është duke kryer edhe Rusia, qysh më 30 shtator të këtij viti.

Perëndimi thotë se avionët rusë godasin të gjitha grupet që kundërshtojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, përfshirë edhe rebelët e moderuar.

Lufta në Siri ka nisur qysh në mars të vitit 2011. Mbi 250,000 njerëz kanë humbur jetën dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

XS
SM
MD
LG