Ndërlidhjet

logo-print

Jep dorëheqje kryeministrja e Letonisë


Laimdota Straujuma

Laimdota Straujuma

Kryeministrja e Letonisë, Laimdota Straujuma, ka dhënë dorëheqje, duke i hapur rrugën emërimit të qeverisë së re nga parlamenti.

Arnitis Ringolds, shef i zyrës së kryeministres, ka thënë se dorëheqja e Straujumas hyn në fuqi menjëherë.

Megjithatë, ajo do të udhëheqë koalicionin trepartiak të Letonisë me kompetenca të përkohshme, derisa të zgjidhet qeveria e re.

Ringolds u ka thënë sot gazetarëve se Straujuma “e ndjen se duhet të ketë qeveri të re, të ketë energji të re nga njerëzit e rinj”.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje.

Dorëheqja e Straujumas vjen pasi ajo ka shkarkuar ministrin e Transportit në muajin nëntor, duke shkaktuar thashetheme për pakënaqësi brenda qeverisë së qendrës së djathtë, e cila ka marrë detyrën një vit më parë.

XS
SM
MD
LG