Ndërlidhjet

logo-print

Presidentja Jahjaga takon liderët e opozitës


Foto arkivi

Foto arkivi

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ftuar në një takim liderët e tri partive opozitare, Visar Ymerin nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinajn nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limajn nga Nisma për Kosovën, për të biseduar rreth tejkalimit të bllokadës së punës në Kuvendin e Kosovës.

Presidentja Jahjaga ka iniciuar edhe më parë një takim të tillë, por ajo nuk ka arritur që t'i mbledhë në një tavolinë bisedimesh partitë në pushtet dhe opozitën.

Po për sot, edhe kryeministri Isa Mustafa ka ftuar opozitën që të diskutojnë në lidhje me tejkalimin e krizës së krijuar.

Opozita insiston që kryeministri dhe Qeveria e Kosovës të anulojnë marrëveshjen me Serbinë për krijimin e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe dhe marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Kryeministri ka ftuar opozitën që për Asociacionin fillimisht të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ku edhe është proceduar lënda në bazë të kërkesës së presidentes Jahjaga.

Për demarkacionin e kufirit, ndërkaq, Mustafa ka ftuar opozitën që në bashkëpunim me faktorin ndëkombëtar, të rivlerësojnë marrëveshjen.

XS
SM
MD
LG