Ndërlidhjet

logo-print

Biden “ka ofruar mbështetje” për Ukrainën


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Një ligjvënëse nga partia e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka dhënë garanci për mbështetjen e plotë të Ukrainës “në aspektin financiar dhe përtej”.

Deputetja Svitlana Zalyschuk ka thënë se Biden i ka bërë këto komente sot në Kiev, gjatë takimit me anëtarët e Parlamentit, administratën e Poroshenkos dhe shoqërinë civile.

Pas këtij takimi, Biden ka takuar edhe kryetarin e Kievit, Vitali Klitschko, dhe më pas ka vazhduar me bisedime private me presidentin e Ukrainës.

Biden takon sot edhe kryeministrin ukrainas, Arseniy Yatsenyuk.

Të martën, zyrtari i lartë amerikan pritet të mbajë një fjalim përpara Parlamentit në Kiev.

Kjo është vizita e katërt e Bidenit në Kiev prejse Rusia ka anekusar Krimenë nga Ukraina në mars të vitit 2014 dhe u ka ofruar mbështetjen e saj separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG