Ndërlidhjet

logo-print

Kerry në Paris, për bisedime për klimën


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Paris për të ndjekur ditët e fundit të një konference për klimën, të organizuar nga Kombet e Bashkuara.

Zyrtarët amerikanë thonë se Kerry është optimist se bisedimet, që do të përfundojnë më 11 dhjetor, do të sjellin një marrëveshje ambicioze për zvogëlimin e emetimeve të karbonbit dhe të ngrohjes globale.

Më 5 dhjetor, delegatët nga afro 200 vende kanë miratuar një draft-tekst të marrëveshjes për klimën, pas katër vjetësh punë.

Disa delegatë kanë thënë se teksti 42-faqesh lë shumë çështje të pazgjidhura.

Por, negociatorët në konferencën e Parisit kanë thënë se detajet e mbetura do të mund të zgjidhen përpara 11 dhjetorit.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka kërkuar sot që ekonomitë e pasura të botës të marrin rolin udhëheqës në adresimin e ndryshimeve klimatike, ndërsa vendet më të varfra të luajnë rol më të madh.

“Vendet e zhvilluara duhet të pajtohen që të udhëheqin dhe vendet në zhvillim duhet të marrin më shumë përgjegjësi në përputhje me aftësitë e tyre”, ka thënë Ban.

Konferenca në Paris ka nisur qysh më 30 nëntor, nën masa të rrepta të sigurisë, për shkak të frikës nga sulmet terroriste.

XS
SM
MD
LG