Ndërlidhjet

Ministri serb do të zëvendësohet për komentet seksiste


Ministri serb i Mbrojtjes, Bratisllav Gashiq.

Ministri serb i Mbrojtjes, Bratisllav Gashiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ministri serb i Mbrojtjes, Bratisllav Gashiq, nuk mund të qëndrojë më në detyrë për shkak të deklaratës se “i do gazetaret që bien lehtë në gjunj”.

“Kërkimfalja nuk mjafton. Duhet të mbrojmë të gjitha gratë në Serbi. Ky ka qenë mesazh i keq për të gjitha gratë. Kur jam bërë kryeministër, kam thënë se Serbia do të jetë shtet modern, i denjë dhe normal”, ka thënë Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

Gashiq i ka bërë komentet seksiste në llogari të gazetares së televizionit serb B92, Zlata Llaboviq, e cila është “përkulur” për të mos penguar kamerat.

Vuçiq i ka kërkuar falje gazetares dhe të gjitha grave në Serbi.

Falje ka kërkuar edhe Gashiq përmes rrjetit social Twitter dhe ueb-faqes së Ministrisë së Mbrojtjes.

Disa shtëpi mediatike në Serbi, agjenci dhe portale, kanë kërkuar zëvendësimin e Gashiqit dhe kanë thirrur për sonte protestë përpara ndërtesës së Qeverisë së Serbisë në Beograd.

XS
SM
MD
LG