Ndërlidhjet

OSBE dënon incidentet në Gorazhdec


Logo e OSBE-së

Logo e OSBE-së

Shefi i Misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Jean-Claude Schlumberger, ka dënuar fuqishëm incidentet e fundit që kanë prekur komunitetin serb në fshatin Gorazhdec të Komunës së Pejës.

Mëngjesin e sotëm, pronat e familjeve Petroviq dhe Vuksanoviq, si dhe një makinë e familjes Kollashinac janë dëmtuar nga të shtënat.

Një monument që përkujton serbët e vrarë lokalë, përfshirë vrasjen e tre fëmijëve në lumin Bistricë më 2003, është dëmtuar po ashtu.

“I dënoj fuqishëm këto incidente. Intensiteti i këtyre të fundit dhe fakti se bëhet fjalë për një shqetësim të përsëritur i kontribuojnë ndjenjës së pasigurisë në mesin e komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë Schlumberger.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje agjencive të zbatimit të ligjit që të hetojnë rastet në mënyrë efikase dhe të sjellin përgjegjësit me urgjencë të madhe përpara drejtësisë.

XS
SM
MD
LG