Ndërlidhjet

logo-print

Biden ka shpallur ndihmë të re financiare për Ukrainën


Joe Biden (majtas) dhe Petro Poroshenko gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Kiev

Joe Biden (majtas) dhe Petro Poroshenko gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Kiev

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka shpallur një ndihmë të re prej 190 milionë dollarësh për Ukrainën në implemtnimin e reformave.

Duke folur sot në Kiev, pas takimit me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, zoti Biden ka kërkuar që udhëheqja ukrainase të vazhdoj në rrugën e reformave dhe ta shtoj luftën kundër korrupsionit.

“Ukraina është në cep, çka ko të ndodhë vitin e ardhshëm, me gjasë, do ta përcaktoj fatin e vendit për gjenerata”, tha Joe Biden.

Mëtutje, ai ka ripërsëritur se Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do ta pranojnë aneksimin e Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, që u bë në mars të vitit të kaluar.

Zyrtari i lartë amerikan më herët gjatë ditës është takuar me anëtarët e parlamentit, me shoqërinë civile dhe me prefektin e Kievit, Vitali Klitschko.

Kjo është vizita e katërt e Bidenit në Kiev, prej se Moska e ankesoi Krimenë dhe prej se Rusia i mbështet separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG