Ndërlidhjet

Gjermani: Këtë vit – afro një milion azilkërkues


Pamje e migrantëve të cilët posa e kanë kaluar kufirin e Austrisë dhe kanë hyrë në Gjermani
Pamje e migrantëve të cilët posa e kanë kaluar kufirin e Austrisë dhe kanë hyrë në Gjermani

Në Gjermani janë regjistruar afro 1 milion azilkërkues të rinjë, në 11 muajt e parë të këtij viti, tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara sot.

Shifra e saktë e atyre që kanë kërkuar azil në 11 muajt e parë është 964 mijë e 574 vetë, ndërsa vetëm në nëntor arritën më se 206 mijë migrantë, që është rekord i ri, pasi në muajin tetor, kjo shifër ishte diçka mbi 181 mijë, raporton AFP nga Berlini, duke u mbështetur në Ministrinë e brendshme të Gjermanisë.

Të dhënat e publikuara sot nuk e specifikojnë kombësinë e migrantëve që kanë hyrë këtë vit.

Por, në muajt paraprakë, të parët për nga numri ishin sirianët.

Megjithatë shqiptarët nga Shqipëria dhe Kosova, po ashtu, janë llogaritur se gjenden në mesin e pesë grupeve më të mëdha që kanë ardhur në Gjermani këtë vit, dhe ky trend e ka alarmuar qeverinë gjermane.

Gjermania, aktualisht disa shtete, përfshirë Kosovë dhe Shqipërinë, i ka përfshirë në listën e vendeve “të sigurta të origjinës”, që nënkupton se shtetasit e këtyre vendeve normalisht nuk kanë të drejtë të kërkojnë azil politik.

Pas kësaj, numri i azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit ka rënë shumë.

Ministria e brendshme thotë se pavarësisht nga rritja e numrit të azilkërkuesve, Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë ia doli ta zvogëloj kohën e zgjatjes së procesimit të të arriturve të rinjë prej mestares 7 muajshe në vitin 2014, në 5 muaj, këtë vit.

Numri i azilkërkuesve të sivjemë është katër herë më i madh se ai në gjithë vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG