Ndërlidhjet

Gjenden gjurmët e pikturave të vjedhura holandeze


Pamje e qytetit Horn në Holandë në një pikturë
Pamje e qytetit Horn në Holandë në një pikturë

Një koleksion i pikturave të vjedhura holandeze, që janë krijuar në shekullin e 17-të, janë paraqitur në pjesën lindore të Ukrainës, që është nën kontroll të kryengritësve, 10 vjet pasi ato janë vjedhur.

Muzeu Westfries në qytetin Horn në Holandë ka njoftuar sot se dy njerëz i janë paraqitur Ambasadës së Holandës në Kiev, në muajin korrik, dhe kanë ofruar shitjen e 24 pikturave të vjedhura.

Këta njerëz kanë pretenduar se e kanë gjetur koleksionin në një vilë në pjesën lindore të Ukrainës, dhe për këto piktura i kanë kërkuar 5 milionë euro, që ishte vlera e përgjysmuar e pikturave kur ato ishin vjedhur në vitin 2005.

Por, një ekspert i artit, që ishte angazhuar menjëherë si ndërmjetësues, ka vlerësuar se koleksioni aktualisht kushtetonte vetëm 500 mijë euro, duke e theksuar gjendjen e dobët të pikturave.

Muzeu Westfries thotë se në këtë rast janë të përfshirë “kriminelët ukrainas të artit, që kanë kontakte në nivelet më të larta politike” në Ukrainë.

Ministri i jashtëm i Holandës, Bert Koenders, tha se është në kontakt me liderët politikë të Ukrainës lidhur me këtë rast.

“Ne do të përpiqemi ta sigurojumë kthimin e tyre në Muzeun Westfries”, tha Koenders.

XS
SM
MD
LG