Ndërlidhjet

Rusi: Televizioni Dozhd nën presion të prokurorisë


Kanali Televiziv Dozhd
Kanali Televiziv Dozhd

Prokurorët e Rusisë kanë lansuar kontrolle në kanalin më të njohur të pavarur televiziv në Rusi.

Televizioni Dozh ka njoftuar në faqen e tij në Internet se prokurorët e kanë vizituar sot për ta kontrolluar harmonizimin me rregulloret për ekstremizëm, punë dhe për shëndetësi, pas kërkesës së një shtetasi.

Drejtoresha e përgjithshme e Televizionit Dozhd, Natalya Sindeyeva, ka shkruan në profilin e saj në një rrjet social, se pas prokurorëve kanë ardhur edhe zjarrfikësit.

Dozhd TV, që është kompani televizive në Internet dhe në sistemin kabllovik, e njohur për qëndrimin kritik ndaj presidentit, Vladimir Putin, më herët ishte nën presion për shkak të raportimit.

Kjo qendër mediale ishte në cep të shkatërrimit vitin e kaluar, kur të gjitha rrjetet kabllovike e larguan nga transmetimet brenda disa ditësh, për shkak të asaj që Dozhd e ka quajtur fiushatë të keqtrajtimit e orkestruar nga shteti.

XS
SM
MD
LG