Ndërlidhjet

Irani thuhet se i ka shkelur sanksionet e OKB-së


Ilustrim

Ilustrim

Irani e ka testuar një raketë të re balistike me rreze të mesme veprimi, muajin e kaluar, duke i shkelur dy rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kanë thënë mbrëmë zyrtarët amerikanë.

Rrjeti Fox News ka raportuar se prova ishte mbajtur më 21 nëntor afër qytetit iranian, Çabahar, në kufirin me Pakistanin.

Ky rrjet ka raportuar se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë ishin “të vetëdijshëm” për raportet e testimit, por nuk kishin komente.

Të gjitha provat raketore balistike të Iranit janë të ndaluara nën rezolutën e Këshillit të Sigurimit të vitit 2010, që mbetet ende e vlefshme, derisa marrëveshja atomike ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore të implementohet.

XS
SM
MD
LG