Ndërlidhjet

Ukrainë: Vazhdon furnizimi i Krimesë me rrymë elektrike


Linjat e largpërçuesve të rrymës elektrike për në Krime
Linjat e largpërçuesve të rrymës elektrike për në Krime

Zyrtarët ukrainas thonë se e rifillojnë furnizimin me rrymë elektrike për Krimenë, pas dy javësh të ndërprerjes, për shkak të sabotimit në këtë territor të kontestuar.

Mosfurnizimi me rrymë elektrike e kishte vështirësuar jetën e afro 2 milionë banorëve të Krimesë dhe ka zbuluar sa sa i varur është ky gadishull nga Ukraina, një vit e gjysmë pasi Krimeja është aneksuar nga Rusia.

Igor Boska, shef rajonal i kompanisë energjetike për furnizim me rrymë në Ukrainë, tha se “ne jemi në procesin e vazhdimit të furnizimit me rrymë”.

Pasi linjat e përçuesve elektrikë ishin shkatërruar, aktivistët proukrainas, përfshirë edhe shumë tartarë etnikë, që e kundërshtojnë aneksimin e Krimesë, nuk i kishin lejuar punimet për riparimin e përçuesve në një qytet në pjesën jugore të Ukrainës.

Por, pas negociatave, një lider tartar deklaroi se inxhinierët ishin lejuar të punojnë për riparimin e lidhjeve elektrike.

XS
SM
MD
LG