Ndërlidhjet

logo-print

Vetëvendosje: U arrestua deputetja Albulena Haxhiu


Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot është arrestuar deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ajo është arrestuar “teksa po shkonte në një tubim në Gjilan”, ka njoftuar Vetëvendosje dhe ka shtuar se “kjo qeveri kriminale, PDK-LDK-Srpska, po e përdor secilin mjet për ta shtypur opozitën ashtu që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë”.

Mëtutje, një kumtesën e Vetëvendosjes dërguar mediave, theksohet se “veprimet e deputetëve të opozitës brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës janë në funksion të mbrojtjes së sovranitetit të shtetit”.

Mëtutje theksohet se “opozita e bashkuar nuk do të ndalet deri në tërheqjen e marrëveshjeve të 25 dhe 26 gushtit”.

“Nëse Qeveria e Kosovës nuk guxon t’i tërheqë marrëveshjet, atëherë lë t’i hedhë në referendum, dhe le të vendos populli i Kosovës për to. Nëse as referendumin nuk guxon ta organizojë, atëherë duhet që sa më parë vendi të shkojë në zgjedhje”, thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes.

XS
SM
MD
LG