Ndërlidhjet

SHBA: Pas Kalifornisë, rishqyrtohen vizat e fejesave


Jeh Johnson

Jeh Johnson

Sekretari amerikan i sigurisë së brendshme, Jeh Johnson, thotë se departamenti i tij po e rishqyrton programin me të cilin të jashtmit lejohen që të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara, me qëllim që të martohen me shtetasit amerikanë, pas të shtënave masive të javës së kaluar në San Bernardinot të Kalifornisë.

Zoti Johnson tha se rishqyrtimi po bëhet pasi u zbulua se pakistanezja, Tashfeen Malik, e akuzuar se së bashku me burrin e vet e ka kryer masakrën, ishte njëra nga 519 shtetasit e Pakistanit, që u ishte lejuar hyrja në Shtetet e Bashkuara në vitin 2014, për tu martuar me shtetasin amerikan.

Të dhënat e Departamentit amerikan të shtetit tregojnë se më se 9.9 milionë viza janë dhënë gjatë vitit 2014, ndërsa 36 mijë ishin viza fejese, sipas programit të ashtuquajtur K-1.

Pakistanezja Malik dhe burri i saj, Syed Rizwan Farook, janë të akuzuar për vrasjen e 14 njerëzve në një qendër për shërbime sociale në Kaliforni.

Ata të dy u vranë gjatë të shtënave me policinë.

XS
SM
MD
LG