Ndërlidhjet

Incident në Serbobran të Istogut


Ilustrim
Ilustrim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, e ka dënuar ashpër "sulmin e fundit mbi serbët në fshatin Serbobran të Istogut".

Mbrëmë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shitores së një serbi në fshatin Serbobran të Istogut.

Përmes një komunikate për medie, Stojanoviq ka vlerësuar se incidenti në Serbobran është “edhe një sulm i radhës mbi serbët që jetojnë në Kosovë, që tregon se serbët dhe gjithçka që është serbe janë cak".

"Është e dukshme që popullata serbe i pengon dikujt këtu. Sulmet nuk po ndalen, por po bëhen përditshmëri dhe kjo është tmerr. Po i pyes kompetentët, deri kur do të rrijnë dhe të qetë të vështrojnë?”, ka pyetur Stojanoviq, i cili u ka bërë thirrje për ndihmë përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

“Për të satën herë po bëj thirrje te bashkësia ndërkombëtare që të ndikojë te liderët e Kosovës. Besoj që e gjithë kjo është e organizuar dhe që dikush po i koordinon dhe po i mbron këto grupe”, ka theksuar zëvendëskryeministri Stojanoviq.

Ky sulm pason atë të një dite më parë, kur persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në një fshat të banuar me shumicë serbe në Gorazhdec të Pejës.

XS
SM
MD
LG