Ndërlidhjet

Gjashtë fëmijë afganë u fundosën afër bregdetit turk


Pamje e refugjatëve duke lundruar në det

Pamje e refugjatëve duke lundruar në det

Nga Stambolli i Turqisë raportohet se 6 fëmijë afganë, përfshirë një foshnje 6 muajshe, kanë humbur jetën, pasi anija me refugjatë u fundos sot herët në mëngjes në Detin Egje, afër bregdetit perëndimor të Turqisë.

Autoritetet thanë se tetë vetë, që ishin në anije, janë shpëtuar afër qytetit Izmir, përfshirë edhe një djalosh 12 vjeçar.

Më se 500 mijë refugjatë, shumica prej tyre nga Siria, Afganistani dhe Pakistani, udhëtojnë nëpër Turqi dhe e rrezikojnë jetën e tyre duke lundruar me anije të vogla dhe jopërkatëse gjatë vitit 2015, për të arritur në ishujt e Greqisë, që është ndalja e parë në Bashkimin Evropian, para se të vazhdojnë për në vendet më të pasura të BE-së, në veri dhe perëndim.

Më 29 nëntor, Turqia e ka nënshkruar një marrëveshje me BE-në, duke shprehur përkushtim për të ndihmuar në ndaljen e fluksit të migrantëve në Evropë, në këmbim për ndihmë financiare në vlerë prej 3 miliardë dollarësh për t’i mbajtur refugjatët.

XS
SM
MD
LG