Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Refuzohet kërkesa e Irakut për tërheqje nga veriu


Mevlut Cavusoglu

Mevlut Cavusoglu

Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, i ka thënë qeverisë së Irakut se Ankaraja, tash për tash, nuk do t’i tërheq ushtarët nga pjesa veriore e Irakut.

Këto komente ai i bëri sot gjatë një bisede telefonike me ministrin e jashtëm të Irakut, Ibrahim al-Jaafari, disa orë pasi kaloi afati i Bagdadit për Turqinë, që t’i tërheq forcat e saj.

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, ka thënë se trupat e Turqisë kanë hyrë në Irak pa leje dhe ka tërhequr vërejtjen se Bagdadi do të kërkoj aksion të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nëse këto forca nuk fillojnë të tërhiqen deri në fund të natës së mbrëmshme.

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha se Turqia i ka dërguar forcat ushtarake afër qytetit Mosul, më 3 dhjetor, për t’i mbrojtur dhe zëvendësuar ushtarët turq që ndodheshin atje.

XS
SM
MD
LG