Ndërlidhjet

logo-print

Poloni: Arrestohet ukrainasi i kërkuar nga SHBA-të


Paamje e Pallatit presidencial në Varshavë të Polonisë

Paamje e Pallatit presidencial në Varshavë të Polonisë

Prokuroria në Poloni tha se një person ukrainas është arrestuar me kërkesën e Shteteve të Bashkuara, ku ai është i kërkuar për dyshime se ka vjedhur dhe pastruar së paku 10 milionë dollarë.

Zëdhënësja e prokurorisë në qytetin Krakov, Boguslaw Marcinovska, tha sot se i dyshuari 45 vjeçar, i identifikuar vetëm si Oleksandr K., ishte arrestuar para një jave dhe do të mbetet në paraburgim në Poloni, derisa të vazhdoj procedura për ekstradim në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet amerikane e konsiderojnë atë të dyshuar për pjesëmarrje në pastrim të parave, vjedhje dhe transfer të pasurisë së vjedhur në vendet e jashtme.

Nëse shpallet fajtor, ai sipas ligjeve në Shtetet e Bashkuara mund të dënohet deri në 20 vjet burg.

XS
SM
MD
LG