Ndërlidhjet

Qipro: Aeroplanët rusë do të mund të bëjnë aterim emergjent


Pamje e një aeroplani luftarak britanik në një bazë në Qipro
Pamje e një aeroplani luftarak britanik në një bazë në Qipro

Minstri i jashtëm i Qipros, Ioannis Kasoulides, thotë se po zhvillohen negociata me Rusinë për marrëveshje me të cilën do tu lejohej aeroplanëve luftarakë rusë, që kthehen nga sulmet ajrore në Siri, për t’i shfrytëzuar aeroportet në Qipro për situata emergjente.

Ministri qipriot dje ka theksuar se kjo marrëveshje do të jetë në linjat e asaj që është arritur me Francën, që aeroplanët e saj luftarakë të aterojnë në aeroporte nëse kanë probleme.

Zoti Kasoulides tha se Qiproja është e obliguar nga e drejta ndërkombëtare, që të garantoj qasje të tillë në rast të situatave të jashtëzakonshme dhe krizave humanitare.

Aktualisht, Britania po ndërmerr sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, nga një bazë e saj ajrore në Qipro.

XS
SM
MD
LG