Ndërlidhjet

Rusët udhëzohen të mos shkojnë me pushime jashtë vendit


Oleg Safonov, foto arkivi
Oleg Safonov, foto arkivi

Shefi i turizmit në Rusi ka thënë se rusët nuk kanë nevojë të kalojnë pushimet e tyre vjetore jashtë vendit. Oleg Safonov, i ka thënë gazetës pro-qeveritare në Rusi, “Rossiiskaya Gazeta” se Rusia ka vende të veta atraktive dhe se aranzhmanet turistike gjatë sezonit veror jashtë Rusisë janë vetëm stereotipe.

“Baballarët tanë, madje edhe ata të pasurit, nuk kanë shkuar në masë aq të madhe jashtë vendit”, tha Safonov.

Rusia ka ndërperë të gjitha fluturimet në drejtim të Egjiptit pasi militantët e Shtetit Islamik rrëzuan një avion me turistë rusë, në gadishullin Sinai, duke vrarë të 224 njerëzit në bord.

Agjencitë e pushimeve ruse gjithashtu nuk mund të shesin më aranzhmane për Turqi, për shkak të tensioneve ndërmjet dy vendeve, pas rrëzimit të një avioni luftarak rus nga ana e Turqisë në kufi me Sirinë.

XS
SM
MD
LG