Ndërlidhjet

Të hënën, seanca e radhës e Kuvendit


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të hënën e ardhshme, më 14 dhjetor, në seancën e radhës.

Pikë kryesore e rendit të ditës pritet të jetë miratimi në lexim të dytë i Ligjit për Buxhetin e vitit 2016.

Seanca është caktuar nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka ftuar edhe opozitën që të jetë pjesë e seancës.

Këto komente, ai i ka bërë pasi ka konfirmuar se përfaqësuesja e opozitës në Kryesi, Aida Dërguti, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, është shprehur kundër mbajtjes së kësaj seance.

Përndryshe, opozita, që nga 25 gushti, kur kryeministri dhe Qeveria e Kosovës kanë nënshkruar Marrëveshjen me Serbinë për krijimin e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe dhe atë me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit, ka ndërprerë bashkëpunimin me partitë në pushtet.

Në kundërshtim të këtyre marrëveshjeve, opozita ka bllokuar apo ka bërë përpjekje të bllokojë punën e Kuvendit, duke përdorur edhe gazin lotsjellës e mjete tjera.

XS
SM
MD
LG