Ndërlidhjet

Bosnja arreston një ish-komandant mysliman


Sakib Mahmuljin, 2005

Sakib Mahmuljin, 2005

Policia në Bosnje ka arrestuar një ish-komandant të ushtrisë myslimane, nën akuzat se nuk ka arritur të parandalojë krimet e kryera nga luftëtarët e huaj islamikë kundër ushtarëve serbë të Bosnjës, të zënë robër gjatë luftës së viteve 1992-1995.

Sakib Mahmuljin, 63 vjeç, është arrestuar me urdhër të prokurorit të shtetit për krime lufte.

“I dyshuari është nën hetime sepse ka vepruar në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe Konventat e Gjenevës, derisa ka shërbyer si komandant i Korpusit të Tretë të Ushtrisë së Bosnjës”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Prokurorit.

Shumë luftëtarë islamikë, ose “muxhahedinë”, kanë shkuar nga Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme për të ndihmuar myslimanët e Bosnjës të luftojnë kundër serbëve dhe kroatëve gjatë luftës.

Mbi 100,000 veta janë vrarë gjatë luftës në Bosnje.

XS
SM
MD
LG