Ndërlidhjet

Papa ka nisur “Vitin e Mëshirës”


Papa Françesku

Papa Françesku

Papa Françesku ka hapur të ashtuquajturën Derë të Shenjtë në bazilikën e Shën Pjetrit në Romë, për të nisur “Vitin e Mëshirës” të Kishës Katolike.

Dhjetëra-mijëra njerëz kanë ndjekur sot meshën në Sheshin e Shën Pjetrit, e cila është zhvilluar nën masa të rrepta të sigurisë, përfshirë edhe një zonë të ndalim-fluturimit.

Me nisjen e Vitit të Mëshirës, i cili do të zgjasë deri më 20 nëntor, 2016, Papa ka thënë se priftërinjtë mund të shfajësojnë gratë që kanë pasur aborte.

Papa qysh në mars ka paralajmëruar Vitin e Mëshirës si një koncept qendror të papatit të tij.

Gjatë vitit të kaluar të shenjtë, të cilin e ka shpallur Papa Gjon Pali II, më 2000/2001, 30 milionë pelegrinë kanë vizituar Romën.

XS
SM
MD
LG