Ndërlidhjet

Eagles of Death Metal kthehet në sallën Bataclan


Paris, 8 dhjetor 2015.
Paris, 8 dhjetor 2015.

Rock-grupi amerikan, Eagles of Death Metal, ka bërë një kthim emocional në sallën e koncerteve Bataclan në Paris.

Kjo sallë ka qenë cak i sulmeve terroriste më 13 nëntor, derisa bendi ka qenë duke performuar.

Pjesëtarët e Eagles of Death Metal kanë vënë lule përpara sallës së koncerteve, në kujtim të 90 njerëzve të vrarë.

Bendi ka bërë një paraqitje të papritur në skenën e një koncerti të hënën në Paris, kur është ftuar për të performuar nga rock-grupi tjetër U2.

Ata kanë kënduar himnin e Patti Smith “Njerëzit kanë fuqinë” në koncertin në Arenën AccorHotels.

Një total prej 130 njerëzish janë vrarë kur persona të armatosur kanë sulmuar bare, restorante, sallën e koncerteve dhe një stadium futbolli, muajin e kaluar.

Përgjegjësinë për këto sulme e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG