Ndërlidhjet

Sulmuesit në Kaliforni, kredi për kryerjen e sulmit


Ilustrim
Ilustrim

Dy sulmuesit në Kaliforni të cilët i kanë vrarë 14 persona javën e kaluar, kishin marrë një kredi prej 28 mijë e 500 dollarësh nga një huadhënës online, kanë bërë të ditur hetuesit.

Rreth dy javë para sulmit, sipas tyre, shuma ishte depozituar në llogarinë bankare të 28 vjeçarit, Syed Rizwan Farook.

Kredia ishte marrë nga një shërbim i kreditimit në San Francisko i cili organizohet përmes WebBank.com.

Mënyra e financimit të krimit të kryer, duket të jetë unike dhe e paprecedent.

Farook, siç kanë bërë me dije hetuesit, nga kredia e marrë, më 20 nëntor i kishte tërhequr 10 mijë dollarë me të cilat dyshohet se i kishte blerë dy armët automatike të llojit AR-15.

Këto dy armë të cilat i kishte blerë nga një mik i tij me emrin Enrique Marquez, janë përdorur gjatë sulmit.

Tri transaksone të tjera nga pesë mijë dollarë, ishin depozituar ndërkohë në llogarinë e nënës së Farrok, Rafia.

Para se ta kryenin sulmin, çifti e kishte larguar vajzën nga foshnjorja dhe të njëjtën e kishin lënë nën përkujdesjen e gjyshës.

XS
SM
MD
LG