Ndërlidhjet

logo-print

Zhduken dy studentë afganë në SHBA


Ilustrim

Ilustrim

Dy meshkuj afganë të cilët po trajnoheshin në një bazë të Forcave Ajrore në Gjeorgji të Shteteve të Bashkuara janë zhdukur, ka njoftuar ushtria amerikane.

Ushtria ka bërë me dije se të dy studentët nuk janë paraqitur në trajnimin e tyre të rregullt të mirëmbajtjes në bazën Moddy Air Force që ndodhet pranë Valdosta, rreth 230 milje nga Atlanta.

Ushtria ka bërë me dije se dy meshkujt të cilët kanë arritur në SHBA më shumë se një vit më parë, nuk kanë qenë në trajnime që nga muaji shkurt i këtij viti.

“Studentet janë trajnuar së bashku me kolegët amerikanë dhe nuk përbëjnë kërcënim të dukshëm”, thuhet në deklaratë.

Në shtator të 2014-tes, tre ushtarë të ushtrisë afgane ishin zhdukur gjatë një trajnimi në Cape Cod në SHBA ndërsa më vonë ishin kapur teksa po përpiqeshin të shkonin në Kanada.

XS
SM
MD
LG