Ndërlidhjet

Evakuohen banorët e një lagjeje në Siri


Ilustrim
Ilustrim

Në Homs të Sirisë ka nisur evakuimi i banorëve të një lagjeje që është nën kontrollin e kryengritësve. Kjo po bëhet si rezultat i një marrëveshjeje të ndërmjetësuar me regjimin e Bashar al-Assadit.

Raportet bëjnë me dije se tre autobusë të ngarkuar me rreth 150 persona, shumica nga të cilët civilë, mëngjesin e sotëm e kanë lënë lagjen al Waer.

Rreth 3 mijë e 200 luftëtarë kryengritës e familjarë të tyre pritet të evakuohen si rezultat i një marrëveshjeje të arritur javën e kaluar, marrëveshje e arritur në kuadër përpjekjeve për qëndrime të përbashkëta para mbajtjes së bisedimeve për paqe.

Ndërkohë, anëtarët e opozitës dhe përfaqësuesit e kryengritësve janë takuar sot në kryeqytetin e Arabisë Saudite, me qëllim të krijimit të qëndrimeve të përbashkëta në bisedimet e paqes që pritet të mbahen javën e ardhshme.

Në mbledhjen që po mbahet në Riad, po marrin pjesë edhe anëtarët e grupit të fuqishëm islamik Ahrar al-Sham, themeluesit e së cilës kishin lidhje me Al-Kaidën.

Por në këtë takim nuk janë ftuar të marrin pjesë dega e Al-Kaidës në Siri, fronti Al-Nusra dhe kurdët sirianë.

XS
SM
MD
LG