Ndërlidhjet

Armenia e arreston për spiunazh oficerin ushtarak


Ilustrim

Ilustrim

Nën akuzat se po spiunonte për Azerbajxhanin, autoritetet armene e kanë arrestuar një oficer ushtarak armen.

Shërbimi për Siguri Kombëtare në Armeni, tha sot se majori në pension, 38 vjeçari Garik Marutian, dyshohet se agjentët e Azerbajxhanit i ka furnizuar me informacione të fshehta teksa ka qenë në pozitën e oficerit të zbulimit në forcat e armatosura armene.

Ai akuzohet për tradhëti të nivelit të lartë dhe nëse shpallet frajtor, mund të dënohet deri në 15 vjet burgim.

Për shkak të mosmarrëveshjeve rreth rajonit Nagorno-Karabakh, Armenia dhe Azerbajxhani i kanë raportet jo të mira që nga 1990-ta.

Separatistët armenë e kanë marrë rajonin e populluar kryesisht nga armenët gjatë luftës së viteve 90-ta ku kanë mbetur të vrarë rreth 30 mijë njerëz.

Pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare diplomatike, deri më tani është arritur pak përparim në përmirësismin e raporteve të ngrira mes të dyja vendeve.

XS
SM
MD
LG