Ndërlidhjet

Identifikohet sulmuesi i tretë në Bataclan


Ilustrim
Ilustrim

Policia franceze e ka identifikuar sulmuesin e tretë në sallën e koncerteve Bataclan gjatë sulmeve në Paris, ka thënë kryeministri Manuel Valls.

Valls nuk e ka bërë me dije identitetin e sulmuesit të tretë, por nuk i ka mohuar raportet se sulmuesi i tretë është francezi 23 vjeçar, Foued Mohamed Aggad nga Strasburgu.

Nëntëdhjetë persona janë vrarë gjatë muajit të kaluar në Bataclan.

Tre personat që kanë sulmuar në sallën e koncerteve kishin pasur të veshura xhaketa vetvrasëse ndërsa është bërë me dije, se që të tretë kanë qenë francezë.

Sulmuesit e tjerë që kanë marrë pjesë në sulmet e 13 nëntorit në Paris, ku janë vrarë në total 130 persona, janë identidikuar si francezë apo belgë.

Aggad thuhet se kishte udhëtuar drejt Sirisë në fund të 2013-tes në kuadër të një grupi të radikalizuar nga Strasburgu.

Ai është identifikuar javën e kaluar nga policia, pasi AND-ja e tij është përshtatur me AND-në e familjarëve të tij, ka bërë të ditur AFP.

Dy sulmuesit e tjerë në Bataclan, janë identifikuar si Omar Ismail Mostefai, 29 vjeçar dhe Samy Amimour, 28 vjeçar.

XS
SM
MD
LG