Ndërlidhjet

OKB: 9 mijë e 98 viktima nga konflikti në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim

Përmes një raporti të publikuar, Kombet e Bashkuara kanë bërë me dije sot, se numri i personave që janë konfirmuar të vdekur si rezultat i konfliktit në lindje të Ukrainës, ka arritur në mbi 9 mijë, pavarësisht “reduktimit të ndjeshëm të luftës në pjesë të caktuara”.

Raporti i Misionit Monitorues për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë, thotë se ka pasur rënie të luftimeve dhe tërheqje të armëve të rënda nga ushtria ukrainase dhe separatistët pro-rusë.

Prej se ka nisur lufta e deri në mesin e nëntorit të këtij viti, sipas këtij raporti, numri i të vdekurve ka arritur në 9 mijë e 98 persona derisa 20 mijë e 732 të tjerë, janë plagosur.

Në mesin e viktimave, sipas raportit, ka civilë, trupa të qeverisë ukrainase dhe pjesëtarë të grupeve të armatosura pro-ruse.

Në raport bëhet me dije se që nga 26 gushti e deri më 15 nëntor të këtij viti, kanë vdekur 47 civilë në lindje të Ukrainës.

Raporti thekson se shumica e këtyre viktimave janë shkaktuar nga mbetjet e eksplozivëve dhe pajisjeve të tjera. Andaj, është kërkuar që urgjentisht të bëhet pastrami i terrenit nga minat e mbetura.

XS
SM
MD
LG