Ndërlidhjet

Putin fton ekspertët britanikë për analizimin e kutisë së zezë


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka ftuar sot ekspertët britanikë për të ndihmuar në analizimin e të dhënave të kutisë së zezë të aeroplanit ushtarak rus të rrëzuar nga Turqia.

Putin, kërkesën e ka bërë sot gjatë një bisede teklefonike të zhvilluar me kryeministrin britanik, David Cameron.

“Vladimir Putin i ka ftuar specialistët britanikë për të marrë pjesë në deshifrimin e të dhënave nga kutia e zezë e aeroplanit ushtarak Su-24”, ka njoftuar Kremlini, pas bisedës telefonike të zhvilluar mes Putinit dhe kryeministrit Cameron.

Aeroplani ushtarak rus është rrëzuar nga Turqia më 24 nëntor në afërsi të kufirit me Sirinë.

Ankaraja thotë se ka rrëzuar avionin rus pas disa paralajmërimeve se ai ka shkelur hapësirën e saj ajrore. Moska, ndërkaq, këmbëngul se aeroplani i saj Su-24 nuk është larguar kurrë nga qiejt e Sirisë, nga ku Rusia, qysh më 30 shtator, sulmon caqet terroriste.

XS
SM
MD
LG