Ndërlidhjet

37 të vrarë në Kandahar të Afganistanit


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes së Afganistanit thotë se 37 civilë janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur gjatë sulmit të talibanëve në bazën ushtarake në Afganistanin jugor, përkatësisht në aeroportin në Kandahar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Dawat Waziri, tha se një sulmues ende gjendet brenda bazës ajrore në Kandahar ku edhe po vazhdojnë luftimet.

Ai tha se nëntë talibanë janë vrarë deri më tani.

Ai nuk ka bërë me dije se sa trupa të sigurisë afgane janë vrarë apo nëse ka viktima nga personeli ndërkombëtar që vepron në atë bazë.

Por, Sameem Khpalwak, një zëdhënës i guvernatorit provincial të Kandaharit, tha mëngjesin e sotëm, se në mesin e të vrarëve ka edhe trupa nga ushtria afganistane.

Përmes një deklarate, talibanët kanë thënë se tre sulmues vetvrasës kishin arritur të hyjnë në bazë teksa ishin të furnizuar me armë të rënda dhe të lehta.

Një zëdhënës i misionit mbështetës të NATO-s tha ndërkaq se nuk ka raportime për viktima në mesin e personelit ndërkombëtar që vepron në këtë bazë

XS
SM
MD
LG